Luciano Spalletti është trajneri i ri i skuadrës zikaltër.
Ish-trajneri i Romës ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare nga ku do të përfitojë 4 milionë euro në sezon, plus bonuse.
Premtimi i tij është rikthimi i Interit në majat e futbollit. I pyetur nga gazetarët se përse zgjodhi skuadrën zikaltër , Spalleti u përgjigj:
“ Është shumë e thjeshtë ti përgjigjem pyetjes. E zgjodha Interin, sepse kur mu propozua roli i trajnerit, e dija që do të ishte një aventurë e mbushur me momente të bukura, të cilat unë doja ti përjetoja”.
“Do të bëhesha pjesë e një klubi të madh. Dua tashoh Interin, në dy këndvështrime. Si aktor, pra si protagonist dhe si spektator në rreshtin e parë, për ti kuptuar më mirë gjërat, do të jetë vërtetë diçka e jashtëzakonshme. Interin do ta rikthejmë në majat e futbollit”, ka thënë ai.
Interi këtë sezon synon të tejkalojë periudhën e vështirë në vitet e fundit dhe të kthehet sërish në Ligën e Kampionëve.