Sport

Interi me postim interesant në Twitter: “Ne po vijmë…” (Foto)

Duket se sot do të jetë ditë e madhe për Interin.
Të paktën kështu ka lënë të kuptojë klubi me një postim në rrjetet sociale ku ka kërkuar nga tifozët që të jenë aktiv në rrjetet sociale pasi mund të ndodhë shumëçka sot.

Duket se Inter do të godasë në transferime. Përveç Borja Valeros, flitet se mund të transferohen edhe shumë lojtarë, teksa postimi interesant i klubit në “Twitter”, rrit shpresat e tifozëve që ka ardhur koha për transferime.

“Mirëmëngjesi. Sot ju rekomandojmë që të na përcillni në Instagram dhe Snapchat. Interi po vjen”, ka shkruar klubi në rrjetet sociale. /Express/