Afati kalimtar i janarit mund të rikthej dramën e verës së kaluar të transferimit të Luka Modric te Inter.
Mesfushori kroat pas Kupës së Botës ishte afër transferimit te Inter te Serie A, por në fund vendosi të qëndronte te Real Madrid.
Edhe pse transferimi i tij te Inter cilësohej punë e kryer, ishte Florentino Perez që i premtoi lojtarit vazhdimin e kontratës me rritje pagë, për ta bindur për të qëndruar në Bernabeu.
Por, kalimi i reprezentuesit kroat te Inter mund të ‘ndizet’ sërish në afatin kalimtar të janarit, me Real Madrid që ende nuk i ka ofruar kontratën e re Modric.
Real Madrid nuk janë të sigurt nëse duhet t’i ofrojnë kontratë të re një 33 vjeçari, apo të hidhen në treg për Christian Eriksenin e Tottehamit.
Kjo situatë po i shkon në favor Interi, që po pret momentin më të mirë për të bindur Modric që të transferohet në San Siro, ku do të gjente bashkëkombësit e tij si Perisic, Brozovic dhe Vrsjalko./Lajmi.net/