Interi i ka nisur bisedimet me Atletico Madridit për blerjen e mundshme të ish-sulmuesit të Juventusit, Alvaro Morata.
Synimi i zikaltërve Edinson Cavani pritet t’i bashkohet Atletico Madridit nga Paris Saint-Germain sapo t’i mbaroi kontrata këtë verë, duke i hapur rrugë largimit të Moratas në afatin kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.
Sipas Tuttosport, Interi është tashmë në bisedime me gjigantin spanjoll, i cili mund të shprehë gatishmëri për ta lënë përfaqësuesin e Spanjës të kthehet në Serie A.
Morata, i cili i ka shënuar 17 gola në 33 ndeshje për Spanjën, ka punuar në të kaluarën për Antonio Conten në Juventus dhe Chelsea dhe mund të joshet për t’u ribashkuar me trajnerin italian në Inter.
Morata ka qenë i huazuar në Atletico nga Chelsea këtë sezon, por në verë pritet të nënshkruajë marrëveshje me klubin madrilen.