Skuadra e Interit ka vazhduar me fitore edhe në xhiron e 11-të të Serie A-së.
Neorazzurët fituan 1 me 2 kundër Hellas Veronas.
Golat për ekipin e Spallettit i shënuan: Valero 36’të dhe Perisic 67’të. Kurse të vetmin për ekipin vendas e shënoi Pazzini në minutën e 59’të.
Me këtë fitore Interi ngritët në pozitën e dytë me 29 pikë, dy më pak se lideri Napoli dhe një më shumë se pozita e tretë Juventus.