Sport

Interi i jep 10 ditë ultimatum Nainggolanit

Interi duket që nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Nainggolan.

Mesfushori belg është emri i parë në listën e transferimeve të Spalletit, i cili e kërkon me ngulm ta ketë edhe në Inter.

Qëllimi është që Interi të mos i përkeqësoje marrëdhëniet e mira me Romën, por mbi të gjitha të mos “përdoret” nga agjenti i lojtarit, i cili nën negociata për rinovim mund të përdorë emrin e Interit për të fituar një pagë më të lartë.

Edhe pse më shumë gjasa pritet që Nainggolan të rinovojë me Romën, Interi është i gatshëm t’i ofrojë më shumë se 50 milionë euro për të.

Por, për disa arsye Inter nuk mundet të përballojë kohë të gjatë të pritjes. Klubi i ka dhënë 10 ditë kohë Radjas që të vendosë nëse don t’i bashkohet atyre apo jo, ose janë të detyruar të marrin në konsideratë zgjedhje tjera. /Indeksonline/