Letra e hapur e Mauro Icardit e publikuar të enjten në mbrëmje ishte një mesazh i qartë se situata e sulmuesit te Inter nuk është aspak e mirë.
Argjentinasi ka tre javë që është përjashtuar nga skuadra, ku edhe i është marrë shiriti i kapitenit, i cili pastaj iu dhurua portierit Samir Handanovic.
Inter duket se ka vendosur të hap derën e largimit për Icardin, ku ka filluar të mendojë edhe për prurjet e reja.
Mediet në Itali raportojnë se Edin Dzeko dhe Paulo Dybala janë sulmuesit që Inter po i konsideron si transferime të mundshme, përcjell ‘lajmi.net’.
Ky i fundit mund të përfshihet në një marrëveshje mes Interit dhe Juventusit, që do të dërgonte Icardin drejt Torinos./Lajmi.net/