Sport

Interi e shet Perisicin në Premierligë për 52 milionë (Foto)

Ivan Perisic pritet të transferohet në Manchester United
Ivan Perisic dhe Inter pritet të ndahen gjatë këtij muaji. Ylli i Kroacisë karrierën pritet që ta vazhdoj në Premierligë, përkatësisht te skuadra e Manchester Unitedit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi do të pranoj ofertën e ekipit nga Old Traffrod prej 52 milionë eurove për ish anëtarin e Wolfsburgut, përcjell Express.

Interi do t’i fitoj 42 milionë euro nga shitja e kroatit, pasi në vitin 2015 e kishte transferuar nga Wolfsburg për 17 milionë euro.

Ish sulmuesi i Borussia Dortmundit gjatë qëndrimit në Inter ka shënuar 20 gola në 79 ndeshje të zhvilluara. /Express/