Piero Ausilio, drejtori i Interit, e ka pranuar se transferimi i Radja Nainggolan është i pamundshëm
Drejtori i Interit, Piero Ausilio ka një lajm të keq për tifozët. Ai e ka pranuar se transferimi i Radja Nainggolan nga Roma është i pamundshëm
“E ndjek atë, siç bëj me shumë lojtarë të tjerë. Por, për aq sa unë jam i vetëdijshëm Roma e konsideron lojtarin si të pa paprekshëm”, ka deklaruar Ausilio.
“Unë kam shqetësimet e mia dhe kam nevojë për të gjetur zgjidhje për këto shqetësime. Ne duhet të vlerësojmë ekipin tonë dhe të mbajmë një sy në gjithçka që ndodh në treg”, ka theksuar ai. /Express/