Sport

Interi dhe Flamengo arrijnë marrëveshje për Gabigol

Vazhdon telenovela e “Gabigol”. Sulmuesi brazilian, i cili aktualisht luan i huazuar te Flamanego nga Interi, është një nga protagonistët kryesorë në sukseset e arritura nga skuadra, që më 23 nëntor do të përballet me River Plate në finalen e Copa Libertadores.

Zëvendëspresidenti i brazilianëve, Marcos Braz, gjatë një interviste deklaroi se futbollisti është prioriteti kryesor i klubit për projektet afatgjata, por vendimi për të ardhmen i takon lojtarit.