Drejtuesit e Interit kanë caktuar çmimin e Ivan Perisicit
Sipas Gazzetta dello Sport, Inter është i gatshëm ta shes njërin nga lojtarët më të mirë të saj, Ivan Perisic, përcjell Express.
Por, Nerazzurrtë u kanë bërë me dije klubeve të interesuara se reprezentuesi kroat do të shitet vetëm për 50 milionë euro, dhe për asnjë çmim tjetrër.
Nëse askush nuk i jep 50 milion euro, Interi do ta mbaj ish anëtarin e Wolfsburgut për dëshirën e trajnerit, Luciano Spalletti.
Deri më tani skuadra më e interesuar që ta transferoj Perisicin është skuadra e Manchester Untiedit. /Express/