Sport

Interi blen mbrojtës në Premierligë

Eliaquim Mangala mund t’i bashkohet Interit në janar

Sipas gazetës sportive italiane, Corriere dello Sport, Interi po mendon që në afatin kalimtar të janarit ta transferojë qendërmbrojtësin e Manchester Cityt, Eliaquim Mangala.

Reprezentuesi i Francës është i gatshëm të largohet nga ekipi anglez pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola.

Inter kishte tentuar që ta huazojë Mangalan edhe gjatë verës, por nuk kishte arritur marrëveshje me Manchester Cityn. /Express/