Trajneri i Interit, Luciano Spalletti e dëshiron në skuadrën e tij anësorin italian të Fiorentinas, Federico Chiesa
Skuadra e Interit po mendon për transferimet që do të bëjë gjatë verës dhe tashmë trajneri Luciano Spalletti ka shprehur dëshirën e parë.
Bëhet fjalë për anësorin fantastik të Fiorentinas, Federico Chiesa.
Sipas raportimeve të fundit mësohet se Interi në verën e ardhshme pritet të bëjë hapin e parë, duke ofruar 50 milionë euro për Fiorentinën dhe 4 milionë euro për lojtarin.
Kështu ai do t’i merrte dy milionë më shumë se sa do të përfitojë me kontratën e re të Fiorentina. /Express/