Marcelo Brozovic ishte afër largimit nga Interi gjatë afatit kalimtar veror, por tani ai do të nënshkruajë kontratë të re me zikaltrit
Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, Interi ka bërë gati kontratën e re për mesfushorin e Kroacisë, Marcelo Brozovic. “Gazzetta dello Sport” shkruan se Brozovic do të rinovojë kontratën deri më 2021, klauzola e të cilit do të jetë 50 milionë euro.
Kontrata aktuale e Borzovic skadonte në qershor të 2029’tës dhe përfitonte 1.4 milionë euro në sezon, por me kontratën e re, paga e tij vjetore do të shënojë rritje nga në 2.5 milionë.
Kujtojmë se Juventusi insistoi gjatë verës për ta transferuar mesfushorin e “Nerazzurrëve”, por Interi duket se kanë plane për të ardhmen.