Skuadra e Interit ka arritur një rekord historik pas fitores nga Veronas të hënën mbrëma.
Pas 11 xhirove, Inter ka mbledhur plot 29 pikë, gjë që përbën moment historik për klubin, duke e tejkaluar Interin e Jose Mourinhos të vitit 2010, kur kishte arritur 28 pikë pas 11 ndeshjeve të para, transmeton Express.
Interi renditet i dyti në tabelën e Serie A, me një pikë më pak se Napoli.
Inter fitoi mbrëmë me rezultat 2-1 si mysafire e Veronas.
Golat për skuadrën e Spallettit i shënuan Valero dhe Perisic. /Express/