Inter do të paguajë klauzolën e Matias Vecino.
24 milionë euro, kjo është klauzola e mesfushorit të Fiorentinës, Matias Vecino, që sipas Sky Italia, Interi ka shprehur gatishmërinë për të paguar atë.
Uruguaiani ka shënuar tre gola dhe ka katër asistime në Serie A këtë sezon, klauzola e të cilit është valide deri me 10 gusht.
Interi dëshiron që pagesa të bëhet për 2 vite nga 12 milionë euro.
Luciano Spalletti është fans i madh i Vecinos, që pritet të bashkohet me Borja Valero, që la Violan në fillim të këtij muaji. /Express/