Sport

Inter vendos për Pastoren

Inter nuk do të transferojë mesfushorin argjentinas të PSG-së, Javier Pastore

Skuadra franceze, PSG i kishte bërë ofertë Interit që të shkëmbenin lojtarët Javier Pastore me Joao Mario.

Por, kjo ofertë është hedhur poshtë nga skuadra italiane, sepse lojtari nuk pëlqehet nga trajneri Luciano Spalletti, shkruan Calciomercato.

Pavarësisht kësaj, Inter ka probleme me portugezin Joao Mario, i cili për shkak të minutazhës së vogël dëshiron të largohet.

Dëshira e tij është pikërisht skuadra franceze, PSG, e cila e kërkoi edhe gjatë verës së kaluar. /Express/