Interi nuk do ta kërkoj Shkodran Mustafin gjatë janarit
Sipas Calciomercato.com, Interi nuk do të tentoj që ta transferoj Shkodran Mustafin nga Arsenali, gjatë janarit.
Nerazzurrët ishin shumë të interesuar që ta transferonin mbrojtësin shqiptar gjatë verës, por nuk arritën ta bëjnë një gjë të tillë.
Thuhet se Arsenali ka qenë i gatshëm ta shes, por Mustafi nuk ka dashur që të transferohet në Itali.
Mustafi është pjesë e Arsenalit që nga vera e kaluar, ku ishte transferuar nga Valencia. /Express/