Inter gjatë këtyre ditëve pritet t’ua vazhdojë kontratat dy lojtarëve të saj
Sipas të përditshmes sportive italiane, Tuttosport, Inter po planifikon t’ia zgjatë kontratën Mirandas dhe Samir Handanoviçit.
Miranda, i cili në Inter erdhi nga Atletico Madrid, ka kontratë me Nerazzurrët vetëm deri në fund të këtij sezoni, përcjell Express.
Kurse, portieri i përfaqësueses së Sllovenisë ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2019. /Express/