Sport

Inter transferon yllin e Premierligës? (Foto)

Edhe Interi ka hyrë në garë për transferimin e Alexis Sanchezit
Sipas gaztës sportive italiane, Gazzetta dello Sport, Interi ka hyrë në garë për transferimin e yllit të Arsenalit, Alexis Sanchez.

Kiliani ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Arsenalin, derisa shfaruar dëshirën që të transferohet te ndonjë skuadër tjetër.

Manchester City është klubi që po insiston që ta transferoj ish anëtarin e Barcelonës dhe Udinese, përcjell Express.

Por, Interi mund të ketë përparësi për Sanchezin, pasi Arsen Wenger i ka bërë me dije lojtarit se do ta shes vetëm jashtë Premierligës.

Thuhet se Arsen Wenger nuk dëshiron të përsëris gabimet e viteve të kaluara duke iu shitur yje rivalëve të Premierligë. /Express/