Sport

Inter transferon yllin e Premierligës

Interi është afër që ta transferoj Mesut Ozilin në janar

Transferimi i Mesut Ozilit nga Arsenali në Inter mund të realizohet gjatë mini afatit kalimtar të janarit.

Sipas tabloidit britanik, Daily Mirror, drejtuesit e Arsenali do të bisedojnë me Nerazzurrrët për reprezentuesin gjerman, përcjell Express.

Londinezët duan që ta shesin ish yllin e Real Madridit në janar, pasi gjatë verës mund të largohet pas asnjë cent.

Ozil ka kontratë me Arsenalin deri në fund të këtij sezoni, por ka refuzuar që ta vazhdojë kontratën. /Express/