Sport

Inter transferon dy mesfushorët e Barcelonës

Edhe pse Barcelona e ka bërë të qartë se Arturo Vidal nuk largohet, Inter vazhdon të insistojë për reprezentuesin kilian.

Është Antonio Conte që po kërkon ribashkim me Vidal, me të cilin ka punuar edhe te Juventus.

Nga Italia, konkretisht gazeta TuttoSport, raporton se Conte ka një plan strategjik jo vetëm për Vidal, por edhe për Ivan Rakitic, përcjell lajmi.net.

Kroati është një nga emrat më të përmendur për largim nga Barcelona, pas transferimit të Frenkie de Jong.

Andaj, Conte dëshiron që këta dy emra t’i ketë në skuadrën e tij.

Ai konsideron se Vidal dhe Rakitic do të ishin shumë të rëndësishëm në projektin që ka nisur./Lajmi.net/