Interi dhe Paris Saint-Germain mund t’i shkëmbejnë lojtarët gjatë kësaj vere
Sipas të përditshmes sportive italiane, Tuttosport, Interi po synon që ta transferoj Javier Pastoren nga Paris Saint-Germain.
Thuhet se drejtori sportiv i Nerazzurrëve, Walter Sabatini, tashmë ka nisur kontaktet me klubin nga Parisi për mesfushorin argjentinas.
Sipas mediave në Itali, Interi është i gatshëm t’ia ofroj klubit francez mesfushorin portugez, Joao Mario për Pastoren.
Mario u transferua në Interi, vitin e kaluar nga Sporting, por nuk ka bindur me paraqitjen e deritanishme, kështu që Interi është i gatshëm ta largoj nga ekipi. /Express/