Sport

“Inter, rivali i Juventusit për titull”

Marotta beson se Interi është rivali kryesor i Juventusit në luftën për titull.

Menaxheri gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, e sheh Interin si rivalin kryesor të “Zonjës së Vjetër” për Scudetto – “ata nuk janë spektakolar, por janë klinikal”.

Marotta nuk ka dyshime se Roma dhe Napoli janë dy skuadra për t’u mposhtur në Serie A, por e sheh Interin e Luciano Spallettit si shumë të rrezikshëm dhe rivalin kryesor për titull.

“Interi, që nuk ka obligime në garat Evropiane, është skuadër që do të ketë kohë të tregojë më të mirën në Serie A. Janë ekip solid, jo spektakolar, por kilinkal dhe po marrin rezultate të mira. Mendoj se për dallim nga ekipet tjera, Interi është më i frikshëm”, tha Marotta. /Gazeta Express/