Inter po e transferon një lojtar me parametra zero.
Inter po e transferon mbrojtësin e Manchester Cityt, Eliaquim Mangala.
Mbrojtësi e dëshiron largimin nga skuadra angleze, andaj nerazurët e duan transferimin e tij, përcjell “lajmi.net”.
Inter tashmë ka filluar negociatat me Mangalan, andaj bisedimet po shkojnë në rrugën e duhur.
Nerazurët po shpresojnë ta transferojnë mbrojtësin para se të hapet afati i transferimeve, pasi do të rivalizohen edhe nga skuadrat tjera. /Lajmi.net/