Interi dhe Manchester United do të takohen së shpejti për të biseduar për Ivan Perisicin
Jose Mourinho, menaxheri i Manchester Unitedit, nuk po heq dorë nga ylli i Interit, Ivan Perisic.
Sipas të përditshmes sportive italiane, Corriere dello Sport, drejtuesit e Interit dhe Manchester Unitedit do të takohen javën e ardhshme për të biseduar për kroatin.
Më është raportuar se ‘Djajtë e Kuq’ kanë ofruar rreth 40 milionë euro për transferimin e ish syllit të Wolfsburgut dhe Dinamo Zagrebit.
Por, Nerazzurrët u kanë bërë me dije anglezëve se reprezentuesi kroat kushton 50 milionë euro. /Express.