Sport

Inter kërkon yllin e Atleticos (Foto)

Inter e dëshiron mbrojtësin e Atletico Madridit, Jose Maria Gimenez
Nga 1 korriku Inter do të jetë skuadër e lirë për të transferuar lojtarë, sepse skadon edhe dënimi i vendosur nga FIFA.

Drejtuesit e skuadrës italiane janë në kërkim të një mbrojtësi për sezonin e ri, me Jose Maria Gimenez të Atletico Madridit si objektivin kryesor.

AS shkruan se Inter tashmë ka pyetur për shërbimet e tij, por ende nuk ka marrë përgjigje definitive.

Përveç skuadrës italiane, në garë për mbrojtësin e Uruguait janë edhe dy skuadrat e mëdha angleze, Manchester United dhe Liverpool. /Express/