Sport

Inter kërkon futbollistin e Realit

Inter po interesohet për anësorin e Real Madridit, Lucas Vasquez

Spanjolli i Real Madridit, Lucas Vasquez ka shkëlqyer edicionin e kaluar me skuadrën e tij, duke zgjuar kështu interesimin e shumë skuadrave.

Calciomercato shkruan se, për Vasquez në garë ka hyrë edhe skuadra italiane Inter, e cila e dëshiron gjatë këtij afati kalimtar.

Vasquez më herët ka thënë se është i lumtur në Real dhe se nuk dëshiron të largohet.