Interi dhe Milani kanë nisur garën për transferimin e Arturo Vidalit nga Bayern Munich verën e ardhshme
Afati kalimtar i kësaj vere ka përfunduar javën e kaluar. Por, Inter dhe Milan qysh tash kanë nisur t’i bëjnë planet për verën e ardhshme.
Sipas të përditshmes sportive italiane, Tuttosport, Interi dhe Milani kanë nisur garën për transferimin e Arturo Vidalit nga Bayern Munich verën e ardhshme, përcjell Express.
Vidalit i skadon kontrata me kampionin e Gjermanisë në vërën e vitit 2019, derisa dy skuadrat nga Milano shpresojnë që yllin e Kilit mund ta blejnë për vetëm 30 milionë euro.
Inter ka insistuar edhe gjatë kësaj vere që ta blejë Vidalin, por oferta e Nerazzurrëve është refuzuar nga Bayern. /Express/