Sport

Inter dhe Cagliari afër marrëveshjes për Nainggolan

Inter dhe Cagliari janë duke biseduar për rikthimin e mundshëm të Radja Nainggolan në Sardenja.

Sipas La Gazzetta dello Sport, ‘Zikaltërit’ kanë ulur deri në 10 milionë euro çmimin, me trajnerin e Cagliarit, Eusebio Di Francesco, që po shtyn drejt arritjes së një marrëveshje.

Antonio Conte nuk kishte përfshirë belgun në skuadër në ndeshjen e zhvilluar në mesjavë në udhëtim te Benevento.

Cagliari dëshiron të ri-nënshkruajë me lojtarin, duke huazuar fillimisht dhe pastaj të finalizojë transferimin e përhershëm, me palët që duken të gatshme të arrijnë një marrëveshje.

Këtë afat kalimtar, Cagliri ka transferuar nga Inter dhe mbrojtësin Diego Godin./Lajmi.net/