Aktuale

Inspekcioni i Prishtinës në aksion për lokalet e zhurmshme në orët e vona

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se për shkak të ankesave të vazhdueshme nga banorët, Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të vazhdojë aksionet nëpër lokalet që shkaktojnë zhurmë në orët e vona të mbrëmjes.

Komuna iu ka bërë thirrje pronarëve të lokaleve, që të kenë parasysh ligjet dhe rregulloret në fuqi, në mënyrë që të mos shqiptojnë gjoba që do t’i dëmtonin bizneset e tyre, njofton Klan Kosova.