Sport

Insigne bëhet horë gjatë festimit të golit

Lorenzo Insigne është bërë horë gjatë festimit të golit në ndeshjen ndaj Feyenoordit

Lorenzo Insigne shënoi golin e parë për Napolin, për ballë Feyenoord, në minutën e tetë të sfidës dhe mendoi të bëjë një dedikim të veçantë.

Sulmuesi italian u afrua pranë stolit dhe kërkoi një bluzë të Milik, për t’ia dedikuar pikërisht polakut golin, por ndodhi e papritura.

Në stolin napolitan ngatërrohen dhe i japin një bluzë të mesfushorit Zeilinski, të cilën pasi Insigne e vë re, e hedh i nervozuar nga stoli dhe kërkon bluzën e duhur.

Më në fund, sulmuesit anësor të Napolit i vjen në dorë bluza e Milik me numrin 99. Kjo skenë shkakton shumë të qeshura në radhët e tifozëve dhe futbollistëve.

Milik u dëmtua të shtunën në ndeshjen ndaj SPAL dhe iu nënshtrua një operacioni që do ta mbajë jashtë fushave për rreth katër muaj.
https://www.youtube.com/watch?v=vvFqjVPGp8k