Aktuale

Iniciohet themelimi i Qendrës Kulturore Gjermane në Kosovë (Foto)

Shoqëria Kosovare Gjermane, në kuadër të aktiviteteve të saj, ka organizuar sot festën e stinës së verës. Në këtë festë prezent ishin përfaqësues të shoqërisë civile, politikës, ekonomisë dhe të diplomacisë.

Në kuadër të këtij manifestimi është iniciuar ideja për themelimin e Qendrës Kulturore Gjermane (Shtëpia Gjermane, Deutsches Haus).

Kryetari i Shoqërisë Kosovare-Gjermane KODEF, z. Gëzim Mehmeti, gjatë këtij takimi theksoi rëndësinë e kësaj iniciative në forcimin dhe kultivimin e raporteve kulturore, shoqërore, ekonomike në mes Kosovës dhe Gjermanisë. “Kjo shtëpi gjermane do të jetë pasqyra e vlerave kulturore dhe do të jetë urë lidhëse për shkëmbimin e eksperiencave në mes dy vendeve. Ajo do të jetë e para e këtij modeli në Kosovë, regjion dhe në Europë dhe jam i bindur se qytetarët tanë do të jenë më afër Gjermanisë, përmes aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë qendër, siç janë: informacione rreth temave aktuale në Gjermani, konferenca, seminare, diskutime të ndryshme, lexime letrare etj.”, shtoi z. Mehmeti.

“Shtëpia Gjermane do të jetë investim i diasporës sonë, kompanive afariste, në shenjë të falënderimit për mundësinë që shteti gjerman i ka dhënë komunitetit tonë në këtë vend, si në aspektin e integrimit, shkollimit dhe në zhvillimin e biznesit”, njofton komunikata drejtuar medieve.


the authorE B