Sport

Incident pas ndeshjes, Messi përplaset me tifozët e Barcelonës në aeroportin e Liverpoolit

Leo Messi kishte probleme gjatë por edhe pas ndeshjes kundër Liverpoolit.

Leo Messi nuk kaloi një mbrëmje të qetë në humbjen 4:0 të Barcelonës nga Liverpool në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Pas mesnatës, në aeroportin e Liverpoolit, skuadra katalane po bëhej gati të kthehej në shtëpi.

Mirëpo, “Mundo Deportivo” raporton se disa tifozë të Barcelonës shfaqën hidhërimin e tyre të eliminimit në drejtim të Messit, ku ndodhi një përplasje mes tyre, përcjell lajmi.net.

Mirëpo, një tjetër grup i tifozëve kishte ndërhyrë për të qetësuar situatën duke e duartrokitur kapitenin e tyre. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli