ShowBiz

Imami Ahmed Kalaja bëri kurorëzimin e Ermir Lenjanit (Foto)

Ermir Lenjani u raportua se i ka dhënë fund beqarisë.

Ai është fejuar me Herolindën, të cilën e ka njohur vite më parë.

Por, Telegrafi merr vesh se çifti po të njëjtën ditë edhe është kurorëzuar.

E dëshmitar i martesës së tyre ishte imani shqiptar Ahmed Kalaja, i cili ka udhëtuar enkas prej Tiranës në Zvicër për të kurorëzuar çiftin.

Merret vesh se çifti në muajt e ardhshëm do të bëjnë dasmë në Kosovë, ku do të jenë të pranishëm shumë miq dhe familjarë.

Ndryshe, Lenjani aktualisht është pa klub dhe shumë shpejt do të angazhohet. /Telegrafi/

the authorE B