Shqiptari i vetëm që merr pjesë në garat e arteve marciale në ligën më të fortë në botë UFC, ka befasuar të gjithë me përformancën e tij në ndeshjen e fundit duke mposhtur favoritin Ovince Saint Preux, njofton Klan Kosova.
Latifi në ndeshjen më të vështirë të karrierës së tij ka dhënë përformancën më të jashtëzakonshme duke befasuar të gjithë dhe “vënë në gjumë”, artistin e gijotinave OSP.
Kur kishin kaluar vetëm një minutë e 14 sekonda ka përfunduar gjithçka, pasi Latifi, dy gatitje të fuqishme, një më të majtën dhe tjetrën me të djathtën, i ka përcjellur me “gijotinë në këmbë”, dhe ka përfunduar meçin.