Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Gashi ka thënë se një qeverisje normale “Haradinaj”, do të mund që t’i hiqte kollaret e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe do t’i kthente ata si të dhunshëm në rrugë. Por, kjo qeverisje, në të njëjtën kohë, sipas tij, do të pamundësonte instalimin e dhunës si model rruge nën petkun e kollares.
Gashi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se Vetëvendosje, synon pushtetin si mjet politik dhe shtetëror, jo për t’i ikur origjinës se saj të dhunshme, por që dhunën ta shndërrojë në mjet institucional për kundërshtarët politik.
“Lëvizja VV, urrejtjen e papërmbajtur po e shprehë ndaj bartësve të UÇK-së, ndërsa filozofia e saj po mbështetet nga ata që krijuan dosje, shkruan libra kundër UÇK-s dhe që organikisht, ishin kundër çlirimit të Kosovës nga Jugosllavia”, ka shkruar Gashi në ‘Facebook’, transmeton ‘Indeksonline’.
Postimi i plotë i Gashit:
DHUNA SI MODEL KËCËNIMI…
Një qeverisje normale “Haradinaj”, edhe do të mund që t’i hiqte kollaret Lëvizjes VV, dhe t’i kthente ata si të dhunshëm në rrugë! Pork jo qeverisje, në të njejtën kohë, do ta pamundësonte instalimin e dhunës si model rruge nën petkun e kollares.
Lëvizja VV, synon pushtetin si mjet politik dhe shtetërorë, kuptohet, jo për t’i ikur origjinës së saj të dhunshme, por që dhunën ta shndërrojë në “mjet institucional” për kundërshtarët politik. Filozofi T.Hobs, kishte me thanë: “Një botë pa qeverisje, do të ishte sikurse njeriu në gjendje natyrale”! Unë, do të thosha se një “qeverisje” e VV-së e ndërtuar dhe e financuar nga qarqe të dyshimta (modeli malazez i puqit), do ta institucionalizonte gjendjen e saj natyrale që do të prodhonte katrahurë përmes dhunës dhe shfrenimit, kuptohet, duke e keqpërdor opinionin dhe aparatin shtetrorë.
Lëvizja VV, urrejtjen e papërmbajtur po e shprehë ndaj bartësve të UÇK-së, ndërsa filozofia e saj po mbështetet nga ata që krijuan dosje, shkruan libra kundër UÇK-s dhe që organikisht, ishin kundër çlirimit të Kosovës nga Jugosllavia (Serbia).
A e ka militarizuar vetvetën Lëvizja VV për shkaqe parimore siç trumpeton, apo e kanë militarizuar të tjerët me qëllim të rrënimit të vendit? Heqja e kollareve, në rastin më flagrant do ta dëshmonte platformën katrahurë të saj, dhe faktin se kjo e ashtuquajtur lëvizje ka si objektiv vazhdimin e dhunës, si në rrugë dhe si në institucione! IG