Rajon & Botë

“Ikni ose vdisni!”, jepet alarmi i kuq nga përmbytjet në Hjuston (Foto)

Përmbytjet e shkaktuara në Hjuston, Teksas nga uragani Harvey rrezikojnë seriozisht jetën e mijëra banorëve në një kohë që autoritetet pritet të hapin edhe digat e rezervuarëve, të cilët janë në limitet e tyre, shkruan Albeu.com.

Autoritetet lokale u kanë kërkuar banorëve që të zhvendosen prej vendbanimeve të tyre pasi presin rritje të nivelit të ujit deri në 2.5 metra.

Deri më tani nga uragani Harvey kanë vdekur 38 persona, ndërsa 48 700 shtëpi konsiderohen si të shkatërruara tërësisht.

the authorE B