Mbi vendin tonë edhe gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i nxehtë dhe me vapë. Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën Express, zyrtarë të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. E për sot temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 35 gradë celsius.
Një gjendje e tillë me temperatura të larta do të vazhdojë deri ditën e enjte, ku më tej mbi vendin tonë do të vijnë masa të ajrit me presion të ulët të cilat do të ndikojnë në uljen e temperaturave maksimale.
Gjatë ditës së djeshme temperatura maksimale ka qenë në Prizren, ku kishte arritur në 37 gradë celsius. Në qytetet tjera temperaturat kanë arritur në 36 gradë.
E ndërkohë për ditën e sotme pritet që të kemi ulje të temperaturave për disa shkallë. Sipas Besim Aliut, nga IHMK, temperaturat maksimale pritet që të arrijnë deri në 35 gradë celsius. Qyteti më i nxehtë edhe sot do të jetë Prizreni.

Ndërkaq që nga dita e enjte në Kosovë do të ketë ulje të temperaturave për 4 deri në 6 gradë. Maksimalja pritet të arrijë deri në 30 gradë celsius. /GazetaExpress/





















