Aktuale

Identifikohen 11 vetura, të dyshuara për shmangie të obligimeve doganore

Policia e Mitrovicës bën të ditur se njësia rajonale e auto-krimeve, në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, ka realizuar një kontroll në një lokacion, ku kryesisht ushtrohet veprimtari e shitjes së pjesëve të automjeteve.

Veprimet policore ishin ndërmarrë në përputhje me autorizimet përfshirë edhe autorizimin nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, me ç’ rast kontrolli është realizuar në zonën e Vushtrrisë, në një nga depo ku ushtrohet veprimtari e çmontimit dhe shitjes së pjesëve të veturave.

Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura nga shfrytëzuesi i veturave kanë marrë dokumentacionin përkatës të secilës veturë, njëherit është kërkuar nga autoritetet doganore të specifikojë të dhënat për secilën veturë. Nga autoritete doganore është raportuar se dokumentacioni i 11 veturave ka rezultuar i dyshuar për shmangie të obligimeve doganore, vlera e të cilave kalon shumën mbi 17 mijë euro.

Me të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i çështjes, i cili ka sugjeruar që ndaj pronarit të depos të iniciohet procedurë për vepër penale ’shmangie të obligimeve doganore’.

the authorE B