Sport

Icardi zbulon trupin përplot tatuazhe (Foto)

Sulmuesi i Interit ka postuar një fotografi ku shihet trupi i tij i mbushur me tatuazhe.

Mauro Icardi nuk nguron që të shprehë dashurinë e tij ndaj gruas Wanda Nara dhe vajzës që ka me të Isabella.

Argjentinasi ka vendosur që ta mbush trupin me tatuazhe ku shihen edhe emrat e dy personave të tij më të dashur.

Përmes një postimi në Instagram, Icardi ka treguar tatuazhet e tij më të reja.

“Pas tri seancave në pesë muaj tatuazhi po merr formë”, ka shkruar Icardi, ku tutje ka shtuar. “Këto shkrime janë të dedikuara për dashuritë e mija, Francescan dhe Isabellan”.

Icardi që është edhe kapiten i Interit ka realizuar 24 gola në Serie A këtë stinor.