Mauro Icardi ndihet krenar te skuadra e Interit.
Mauro Icardi nuk planifikon të largohet nga Inter.
Kapiteni i “Nerazzurrëve” ka theksuar se ndihet i lumtur te skuadra nga Giuseppe Meazza.
“Ndihem krenar që barti shiritin e kapitenit të Interit. Nuk do ta kisha paramenduar kurrë se do të arrija në shifrën e 100 golave. Ndihem shumë i lumtur këtu dhe dua të mbetem edhe për të ardhmen”, deklaroi ai, përcjell “lajmi.net”.
“Ta bëj në një Kampionat të vështirë si Serie A është edhe më e rëndësishme, i falenderoj të gjithë bashkëlojtarët që e kanë bërë të mundshme”, u shpreh Icardi. /Lajmi.net/