Sport

Icardi: Këtë lojtar e dua në Inter (Foto)

Mauro Icardi ia ka hapur dyert Angel Di Marias dhe shpreson ta ketë në “San Siro” sezonin e ardhshëm.
Kapiteni i Interit, Mauro Icardi, ka dhënë mendimin e tij për transferimin e mundshëm të Angel Di Marias, duke thënë “ai ka kualitete të mrekullueshme”.

Di Maria ka qenë i lidhur me Interin gjatë gjithë verës dhe Icardi nuk e ka fshehur admirimin për mesfushorin e Paris Saint-Germain.

“Di Maria? Të gjithë e njohin, ai ka kualitete të shkëlqyera. Do të shohim nëse spekulimet janë të vërteta”, u përgjigj Icardi.

Lojtari nuk është i lumtur te PSG-ja, pas transferimit nga Manchester United dhe është i gatshëm për një aventurë të re. /Express/