Mauro Icardi mendon të qëndrojë te Interi edhe për një kohë të gjatë.
Argjentinasi pohoi se tani ka blerë shtëpi të re në Milano, përcjellë “Lajmi.net”.
“Tani do të flas me klubin, për të gjetur zgjidhjen më të mirë dhe do të vendosim së bashku. Por, ju e dini dëshirën time që është të qëndroj. Jam fansi numër një i Interit”, deklaroi Icardi.
“Kur të jetë gati shtëpia e re në Milano, do të kemi një mbrëmje festive. Fakti se kam blerë shtëpi të re në Milano, është një sinjal”, shtoi ai. /Lajmi.net/