Sport

Icardi i bën një kërkesë Interit

Mauro Icardi duket se ka vendosur për të ardhmen e tij.
Mauro Icardit iu mor shiriti i kapitenit nga Interi, andaj ky veprim ka sjell një situatë të tensionuar.

Sulmuesi argjentinas është duke e kërkuar largimin nga skuadra italiane, pas vëmendjes që ka marrë nga Real Madrid, përcjell aljmi.net.

Icardi po kërkohet nga madrilenët, andaj ka kërkuar nga Inter që ta ulë klauzolën e tij.

Sulmuesi argjentinas ka një klauzolë prej 110 milionë euro, andaj i ka bërë më dije skuadrës italiane se ai nuk do të rinovojë, pasi e do largimin në fund të këtij sezonit. /Lajmi.net/