Agim Ibraimi, sulmuesi shqiptar i Maqedonisë, mund të transferohet në Superligën e Shqipërisë gjatë janarit.
Reprezentuesi i Maqedonisë, Agim Ibraimi, mund ta vazhdojë karrierën në Shqipëri. Interesim për sulmuesin nga Tetova ka shfaqur skuadra e Partizanit, shkruan “Panorama Sport”.
Burime të besueshme pranë klubit të kuq kanë bërë me dije se emri i fundit me të cilin janë duke u zhvilluar bisedime është ai i sulmuesit shqiptar, Agim Ibraimi.
Mesfushori me tipare sulmuese, që mund të luajë si në qendër ashtu edhe në krah, pëlqehet nga drejtuesit e Partizanit dhe shanset që ai të luajë në Shqipëri janë të mëdha.
Ish-sulmuesi i Caglarit, Mariborit, Olimpias e Red Bull Salzburgut së fundi ishte pjesë e skuadrës nga Kazakistani, Astana.