Sport

Ibrahimovic paralajmëron Bravon para derbit të Manchesterit (Video)

Zlatan Ibrahimovic ka paralajmëruar transferimin e ri të Manchester Cityt, Claudio Bravo, para derbit të qytetit

Dyja skuadrat e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri, ku kanë shënuar nga tre fitore në po kaq ndeshje, derisa njëra skuadër të shtunën mund të pësojë humbje – pasi në Angli pak besojnë se kjo ndeshje do të dalë barazim.

Dhe, Ibrahimovic ka vendosur ta ndezë atmosferën para derbit të Manchesterit duke i dërguar një dhuratë ish portierit të Barcelonës, Bravo, dhe e inkurajoi atë që të zhvillojë stërvitje shtesë para ballafaqimit me të.

Sulmuesi paketoi një uniformë nga linja e tij “A-Z”, dhe ia dërgoi reprezentuesit kilian me një mesazh të shkurtër: “Do të kesh nevojë për të”.

Bravo ende nuk ka debutuar për Manchester Cityn, pas transferimit nga Barcelona në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.