Zlatan Ibrahimovic ka folur për herë të parë për lëndimin e tij, i cili e la jashtë fushave të gjelbra për gjashtë muaj e gjysmë
Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic është rikthyer të luaj për Manchester Unitedin pas gjashtë muajve e gjysmë, për shkak se kishte ligamentin e gjurit.
Por, vet Ibra thotë se lëndimi i tij ka qenë më i rëndë se sa e dinin njerëzit, por këtë do ta mbaj sekret.
“Nëse njerëzit do ta dinin lëndimin e vërtetë, ata do të ishin të shokuar që unë po luaj sërish. Ishte më shumë se gjuri, por unë do ta mbaj personale, prandaj nuk kam folur për të”, tha fillimisht Ibrahimovic për gazetën UK.
“Në rikuperimin tim nuk ka pasur ngutje. Kam qenë jashtë për gjashtë muaj e gjysmë. Kam qenë duke e ndjekur protokollin ditë pas dite”, vazhdoi ai.
“I vetmi sekret ishte puna e madhe. Ata që ishin afër meje e dinë që kam punuar nga pesë, gjashtë orë në ditë”, tha në fund suedezi.