Sport

Ibrahimovic kritikohet për shkak të gjestit që bëri pas turpërimit nga Chelsea (Foto)

Skuadra e tij u turpërua duke humbur 4:0, por ai pas ndeshjes kishte një buzëqeshje në fytyrë sikur të kishin fituar me rezultat të tillë

Fjala është për sulmuesin, Zlatan Ibrahimovic, i cili pas ndeshjes është parë duke buzëqeshur – pavarësisht se skuadra e tij u deklasua në ‘Stamford Bridge’.

Gjesti i suedezit, i cili fiton 250 mijë funta në javë – nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve të këtij klubi, të cilët kanë lënë komente të ndryshme në rrjetet sociale. /Express/