Sport

Ibrahimovic bëhet me skuadër të re (Foto)

Zlatan Ibrahimovic karrierën do ta vazhdoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Sipas “Gianluca di Marzio”, Zlatan Ibrahimovic pritet të transferohet te skuadra amerikane, Los Angeles Galaxy.

Ibrahimovic aktualisht është lojtarë i lirë pasi Manchester United nuk ia ka vazhduar kontratën, përcjell Express.

Ish sulmuesi i Interit, Juventusi, Milanit, Barcelonës e PSG-së është në fazën e fundit të rikuperimit nga lëndimi të cilin e kishte pësuar para disa muajve në Europa League. /Express/